Miliarderi rus, Roman Abramovich, dhe bashkëshortja e tij, Darja Zhukova, 36 vjeçe njoftuan sot ndarjen pas 10 viteve së bashku, raporton BBC.

“Ne mbetemi miq të ngushtë, prindër dhe partnerë në projektet që bëmë së bashku. Ne jemi të vendosur t’i rrisim bashkë fëmijët tanë”,thuhet në deklaratën e përbashkët të çiftit.

“Ne do të punojmë së bashku si bashkëthemelues të muzeut të artit bashkëkohor ”Garage” në Moskë dhe të qendrës kulturore ‘New Holland Island’ në Shën Petërburg”,shtohej në deklaratë.

Nuk është ende e qartë arsyeja e divorcit të tyre.

Abramovich, 50 vjeç, ka një pasuri prej nëntë miliardë dollarësh dhe është pronar i klubit anglez të futbollit ”Chelsea”. Ai renditet i 139 në listën e njerëzve më të pasur të botës.

Abramovich ka qenë edhe dy herë të tjera i martuar. Ai kishte pesë fëmijë me bashkëshorten e dytë, Irinën, me të cilën u nda në vitin 2007.