Miliarderi saudit shëtit në Londër me makina të florinjta ( foto)
Turisti saudit vjen në Londër me flotën e florinjtë.
Një miliarder saudit po qëndron në një prej hoteleve në qendër të Londrës bashkë me flotën e tij të makinave të florinjta. Automjetet luksoze ishin parkuar pranë hotelit ekskluziv Mandarian Oriental dhe kanë shëtitur disa herë në paradë duke tërhequr vëmendjen e turistëve dhe kalimtarëve.
Veshja e florinjtë e makinave llogaritet të kushtojë rreth 5000 euro për secilën kurse transporti i tyre drejt Londrës besohet të ketë kushtuar më shumë se 20 000 euro. Ardhja e supermakinave në kryeqytetin britanik është kthyer në traditë vitet e fundit teksa milionerët arabë përpiqen t’ia kalojnë njëri-tjetrit për nga shkëlqimi.
Vitin e kaluar pas ankesave të shumta, zonat qendrore të Kensington, Chelsea e Knightsbridge vendosën urdhra të mbrojtjes së hapësirave publike duke ndaluar zhurmat e forta të motorëve apo bllokimin e rrugëve dhe hapësirave të parkimit.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kush është biznesmeni grek që po sfidon tensionet në ngushticën e Hormuzit
Gratë që lindin fëmijë pas moshës 33 vjeç, mund të jetojnë deri 95 vjeç!
Autoritetet e New Mexico kontrolle në fermën “Zorro Ranch”, dikur ishte në pronësi të Epstein
Denisa publikon portretin e plotë të djalit të dytë, zbulon edhe se kujt i ngjan





