26 gusht 2014 – Magneziumi ka potencial të lartë në krijimin e karburantit më efikas për automjete dhe pajisje transportuese.
Instituti Korean i Shkencës dhe Teknologjisë me sukses e ka zhvilluar dhe testuar teknologjinë e baterisë me magnezium.
Faza e zhvillimit tani është e avancuar pasi kjo teknologji nuk po përdoret vetëm në laborator por edhe në automjete. Një i tillë ka qenë i pajisur me këtë bateri të re dhe ka konfirmuar potencialin e tij, ndërsa rimbushet për vetëm 10 minuta.
Toyota ka njoftuar se do punojë me bateritë nga joni i magneziumit në automjetet e tij, tani edhe Instituti Korean ka zhvilluar teknologjinë me magnezium e cila e ka densitet të energjisë 5 herë më të madhe se joni i litiumit.
Magneziumi asnjëherë më parë nuk është gjetur si metal i lirë. Aktualisht Kompania Shqiptare e Mineraleve mban rezervat më të mëdha dhe më të pasura të magneziumit, mbi 20 miliardë tonë të vlefshme me triliona dollar si metal magnezium i pastër. Magneziumi në minierat shqiptare është më i miri në botë, me mbi 52% përbërje tëmagneziumit.
Sahit Muja, president dhe themelues i kompanisë thotë se Magneziumi do bëjë bujë në shekullin 21, raporton Express.
Inxhinierët dhe shkencëtarët janë duke bërë zbulime të mëdha sa u përket automjeteve më të lehta, trenave, aeroplanëve, kamionëve etj, duke zhvilluar një rrugë që të përdoret magneziumi në pjesë.
Përdorimi i fletëve të magneziumit për të ndrequr pjesë të automjeteve është një përparim i rëndësishëm. Magneziumi është 75% më i lehtë se çeliku, 50% më i lehtë se titaniumi dhe 33% më i lehtë se alumini.
Ndër të tjera Sahit Muja thotë që ka interesim tejet të madh në blerjen e magneziumit, si burim për pajisje të baterive e pajisjeve tjera. Magneziumi do e ndryshojë tërësisht pikëpamjen ekonomike për burime të pastërta të energjisë. Gjithashtu magneziumi mund të përdoret për të prodhuar hidrogjen, turbine te erës, robot dhe kapjen e dioksidit të karbonit.
Muja thotë që strategjia e tij për të zbuluar magneziumin i ka rrënjët në Shqipëri që para 30 viteve. “Si themelues i Mineraleve Shqipëtare, pata filluar ta mendoj një strategji për të siguruar rezervat më të mëdha dhe të shtrenjta të magneziumit në botë dhe për të udhëhequr në prodhimin e magneziumit në të ardhmen e largët” thote ai.





