Ish-supermodeles që ishte në një betejë ligjore me bashkëshortin e saj për t’u divorcuar do t’i duhet të presë tashmë para se të nisë të përfitojë paratë nga ndarja.
Bashkëshorti i saj miliarder është ndarë nga jeta të mërkurën. pas një beteje me kancerin.
Ndarja mes Christina Estrada dhe sheikut Ëalid Juffali u kthye në një nga divorcet më të shtrenjta në historinë e Britanisë së madhe.
Ndërsa në fillim kërkoi rreth 150 milion paund përfitim nga ndarja, kohët e fundit modelja kishte pranuar të përfitonte veç 75 milion paund.
Në gjyqin e ndarjes, miliarderi nuk arriti të paraqitej dot në sallën e gjyqit, pasi po kurohej në një spital në Zvicër.
Gjithsesi, pavarësisht vonesave në derdhjen e parave, ish-supermodelja nuk ka pse të shqetësohet. Ajo do të përfitojë “një më një” paratë nga ish-burri i saj, tashmë i vdekur.





