Myrto Uzuni po spikat me Granadën në këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në idhullin e tifozëve, ndërsa qëndron si lojtari i huaj që ka shënuar më tepër gola. Për këtë dhe ka tërhequr vëmendjen, pasi dy klube raportohet të jenë pas tij.
Bëhet fjalë për Sitëll Saunders në Amerikë si dhe Seviljan. Këto të fundit janë treguar dhe më herët si klubi që kërkon Uzunin në skuadër.
Ndërkohë një aventurë në MLS do të provohej për herë të parë nga sulmuesi shqiptar. Kontrata e 29-vjeçarit me Granadën përfudon në verën e vitit 2026.
Për këtë klubi spanjoll mund të përfitojë disa milionë euro nga shitja e kartonit. Katër milionë euro u shpenzuan tre vite më parë për blerjen nga Ferencvarosh. Dhe çfarë duhet thënë është se Uzuni po kalon një formë mjaft të mirë.