Merkatoja e janarit do të jetë e vështirë për Milanin dhe plani i kuqezinjve është shitja e disa lojtarëve, për të menduar më pas për përforcime.
E përditshmja La Repubblica shkruan sot se shumë shpejt Milani do të arkëtojë një shifër të rëndësishme nga shitja e sulmuesit Fabio Borini në Kinë. Bisedimet me Shenzhen kanë ecur shumë mirë dhe gjithçka është praktikisht e mbyllur.
Sulmuesi do të firmosë kontratë 3-vjeçare, me 5 milionë euro në sezon. Milani shpreson të arkëtojë rreth 10 milionë euro, para se të tentojë blerjen e Patos apo Ferreira-Carrasco, të dy të lumtur të kthehen në Europë.





