Qytetarët durrsakë janë më së shumti mosbesues ndaj analizave falas që përfshin paketa e Check up-it. Në qendrat shëndetësore ku kryhen konsultat me mjekët e familjes dhe lihen oraret për të kryer analizat e përgjithshme, interesi i tyre është në rënie. Qytetarët shprehen se më shumë sorollatje iu kushton pajisja me kartë shëndeti, lënia e orareve nga mjeku i familjes deri te mjekët që kryejnë analizat falas dhe marrja e përgjigjeve të analizave. Madje qytetarët ankohen se ka mjaft sorollatje për ta, sa nga njëra palë tek tjetra, pasi ndjehen të papërgjegjshëm ndaj shqetësimeve që kanë pacientët. Banorët të irrituar ankohen se jo në pak raste nuk informohen të marrin përgjigjet e analizave që i rrisin pa fund. 

“DurrësLajm” iu drejtua zyrtarisht për informacion Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, për organizimin e funksionimin e qendrave dhe të kontrollit mjekësor në të gjitha lagjet dhe rrethin e Durrësit. Por deri tani nuk është dhënë asnjë informacion se sa është numri i qytetarëve që e kanë kryer check up-in, sa prej tyre kanë marrë përgjigje dhe çfarë ka rezultuar nga kontrolli mjekësor i kryer.

K.H.