Ai është një nga beqarët më të pasur në Shqipëri dhe është i përfolur për fiksimin e tij ndaj makinave luksoze.

Fatmir Hysenbelliu, biznesmeni nga Tirana, ka postuar në Instagramin e tij një foto me makinen e tij “McLaren”, me vlerë rreth 250 mijë euro.

Por atij i ka shpëtuar një detaj turpërues. Në vendin ku ka parkuar duket një tabele e parkimit për personat invalidë. 

Ky detaj nuk u ka shpëtuar ndjekësve të tij në rrjetet sociale, të cilët e akuzojnë se do të duket që ka para dhe nuk i intereson nëse thyen rregullat.