Gjermani, 30 prill 2014 – Nina Kristin, gjermania superseksi bën një ofertë tunduese. Milioneria kërkon një djalë për seks vetëm për stinën e verës. Ajo kërkon një mashkull të ri në moshë, maksimumi 24 vjeç. 

Oferta është bërë kryeartikull në një të përditshme gjermane ku shkruhet me të mëdha se Nina Kristin, 31 vjeç, është në kërkim të një mashkulli. 

“Më duhet vetëm për verën. Pushimet do të jenë në Majorka. Mos bëni plane të tjera. Duhet të jetë patjetër më i ri se unë, 22- 24 vjeç, mundësisht tip sportiv”,- thotë vajza e milionerit gjerman. 

E pyetur nëse duhet të jetë futbollist, ajo përgjigjet: “Futbollist? Mirë do ishte një i Bajernit. Gëce është i mirë, por i vogël. Alaba është tamam,” shton ajo. 

Më poshtë do të gjeni një set fotosh të Nina Kristin. Ia vlen apo jo oferta?! Fundja për qejf është dhe pa lekë… 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/