Vajza 20-vjeçare e një milioneri ukrainas ka shkaktuar një aksident të rëndë me makinë në Ukrainë, duke lënë të vdekur 6 persona.
Sipas mediave lokale, Alyona Zaitseva kishte kaluar rrugën kur semafori ishte në të kuqe dhe makina e saj ishte përplasur me një tjetër. Nga përplasja, makina e milioneres është kthyer nga trotuari ku po qëndronin disa këmbësorë.
Raportohet se kanë gjetur vdekjen të paktën 6 persona, midis tyre edhe një vajzë 15-vjeçare, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.
Trupojat e saj e morën menjëherë 20-vjeçaren duke e mbrojtur nga turma e tërbuar prej tragjedisë që ajo kishte shkaktuar.
Alyona Zaitseva mund të dënohet me 10 vite burg, por sipas medieve lokale, për shkak të pushtetit të babait, ajo do të lirohet pavarësisht dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen.