21 qershor 2015 – Një incident u shënua në Bardhaj të Shkodrës në nisje të procesit zgjedhor.
Komisioneri i PS-së, Kol Pepeaj, mësohet se është goditur fizikisht nga mbështetës të Partisë Demokratike.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi ngjarjen në fjalë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/