Anëtarët e Partisë Socialiste janë përpjekur të sulmojnë simpatizantë të LSI-së.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 në qytetin e Durrësit.

Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se militantët e PS janë përpjekur të pengojnë simpatizantët e LSI-së, që do të shkonin për të votuar.

Më herët nga LSI është raportuar për incidente në disa qytete të Shqipërisë, gjatë këtyre zgjedhjeve, duke përfshirë edhe Shijakun. 

Për më shumë shikoni në videon e mëposhtme përplasjen mes tyre.