Pas skenës së shëmtuar të ndodhur ditën e djeshme përpara Kryesisë së Kuvendit teksa gazetarët merrnin në pytje ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri pasi ky i fundit doli nga mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe simpatizantët iu drejtuan me fjalë fyese gazetares Klodiana Lala, ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Në deklaratën e publikuar nga zyra e shtypit, UGSH denoncon fyerjet dhe kërcënimet e individëve drejtuar gazetarëve si dhe iu bën thirrje drejtuesëve më të lartë të vendit të mos përsëriten situata të tilla, pasi në të kundërt do të përballen me lëvizje të stuhishme të këtij komuniteti.

Deklarata e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Militantet e partive apo fansat e politikaneve te mos guxojne te kercenojne e pengojne gazetaret ne detyren e tyre per raportim!

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon fyrjet dhe kercenimet e individeve te turmes se mbledhur para selise se Kryesise se Kuvendit, ne pritje te seances se Komisionit te Imuniteteve dhe Mandateve Parlamentare, diten e shtune 21 tetor 2017. Gjate daljes se ish ministrit te Brendshem nga kjo seance, dhe perballja e tij me gazetaret e interesuar per raportimin e lajmit, nga turma e njerëzve lëshoheshin fjale fyese dhe kërcënime verbale si:. “Zhdukuni! Mbylle gojën! Gazetarë të qelbur! Ta marr për leckash!” dhe të tjera sharje si këto. Incidente te tilla me gazetaret jane te patolerueshme dhe perbejne shembuj flagrante te kercenimit te gazetarit te lire dhe misionit per fjalen e lire.
UGSH u ben apel politikaneve dhe drejtuesve te larte shteterore te ndalin çdo militant apo fans, pasi raste te tilla do te perballen me reagimet dhe levizjet e stuhishme te komunitetit te gazetareve te vendit.

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare