Organizim, program, strategji dhe taktikë. Kjo formulë katër pikëshe do të jetë referenca dhe shtylla kryesore mbi të cilën do të mbështet Partia Demokracia Sociale për futjen në zgjedhjet 2013.

Por jo vetëm kaq, ashtu si partitë e tjera edhe PDS në fokus dhe vëmendje të vecantë do të ketë thithjen e elektoratit gri, përkatësisht rininë dhe gratë. Kreu i kësaj partie Paskal Milo, duke folur para komitetit drejtues tha se do të merren të gjitha masat për të mbrojtur cdo votë të kësaj partie.

“Me 23 qershor të 2013 kemi sfidën e madhe të zgjedhjeve parklamentare. Komiteti drejtues mblidhet sot për tu përgatitur, na duhet organizim, program, strategji dhe taktikë e përsosur për të shkuar të suksesshëm në këto zgjedhje. Organizimin ne e kemi filluar që në shtator. Ndodhemi në procesin e diskutimit dhe finalizimin e kandidaturave për hartimin e listave që do përfundojë në janar. Kemi shumë për të të bërë në fushën e organizimit, vetëm strukturat reale në cdo qëndër votimi do të mund të mbrojnë votat. Ne duhet të fokusohemi tek rinia, gratë, tek ajo shtresë gri ku potencialet politike janë të pashfrytëzuara” tha Milo.

Sa i përket programit të PDS, Milo vuri në dukje se kjo parti në qënësinë e saj ka një program social, i cili nga njëra anë do të vëjë në dukje keqeverisjen e mazhorancës aktuale, nga ana tjetër do të paraqesë edhe alternativën se si mund të ecet përpara.