DURRES, 10 prill 2013 – Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ishte i pranishëm në qytetin e Durrësit ku prezantoi kandidatin e kësaj force politike për këtë qark, Partizan Osmanin.
Milo u shpreh mjaft i sigurt se në Durrës, PDS do te mund të marrë një mandat deputeti. Për sa i përket koalicionit opozitar PS-LSI, Milo tha se ka vend edhe për parti të tjera që mund t’i bashkohen së majtës.





