TIRANË- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo në një intervistë për News24 e ka konsideruar si të panevojshëm insistimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, për koalicion me LSI-në. Milo sqaroi se përsëritja e shpeshtë e ftesës, jep një mesazh negativ në elektorat, pasi dëshmon se dicka nuk shkon brenda kampit të majtë. Sipas Milos, para se të kalohet në aleancat e reja, duhet një tryezë e zgjeruar e koalicionit ekzistues opozitar.
“Mjafton që aktorët politik të organizohen, të mbështeten në forcat e tyre, të bëjnë thirrjen. Por, nëse thirrja përsëritet disa herë atëherë e tejkalon masën, madje e kapërcen edhe mesazhin që do të japësh për bashkim. Të duket më shumë sikur u lutesh sesa i bën një thirrje që në emër të interesit të përbashkët opozitar të bashkohemi. Ata kanë një platformë tjetër politike për të bashkëpunuar në koalicion me dikë tjetër ose presin të rrisin çmimin e pazarit të tyre politik”,- deklaroi Milo.
Por, Milo sqaron se PSD nuk është kundër aleancës me LSI, por më parë sipas tij duhet të zgjidhet cështja me brenda koalicionit për të krijuar një frymë më të gjerë opozitare.