Ish-ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi është një nga deputetet socialiste që ka deklaruar një bilanc mjaft pozitiv për vitin 2018. Ajo deklaron një shtëpi banimi me 100 % të pronësisë, një tjetër shtëpi banimi nga trashëgimia ligjore në Tiranë ku zotëron 50 %; një tjetër shtëpi banimi nga trashëgimia ligjore në Tiranë ku zotëron 46 %; një trashëgimi pasurore në Durrës të pa specifikuar se çfarë është ku zotëron 25 për qind; si dhe një tjetër trashëgimi pasurore në Tiranë, po ashtu e paspecifikuar, ku zotëron 50 për qind.

Ekonomi deklaron se zotëron një makinë, si dhe një llogari bankare në vlerën 745.949 lekë, 7.000 euro, 131.131 lekë, llogari kursimesh në bono thesari në vlerë 4.000.000 lekë, depozitë në vlerën e 2.800.000 lekë, depozitë bankare në vlerën e 30.000 euro.

Sa i përket të ardhurave ajo deklaron ato nga puna në vlerën e 1.404.653 lekëve, të ardhura nga pjesëmarrja në komisionet parlamentare në vlerën e 134.300 lekëve. Ndërkohë që ka shlyer edhe një kredi në shumën e 207.648 lekë. Ajo ka deklaruar pasurinë edhe të fëmijëve të saj, ku vajza veç shtëpisë së banimit ku zotëron vetëm 8 për qind të pronësisë, ka deklaruar një llogari rrjedhëse në vlerën e 16.881 SEK (lek suedez) dhe si të ardhura 22.500 SEK dhe 22.879 SEK.

Marrë nga GSH