TIRANE, 10 mars 2013- Deputeti i PD-së Florion Mima ka akuzuar kryesocialistin Rama se po vazhdon të mashtrojë shqiptarët duke thënë se për shkak të taksës së sheshtë mësuesit dhe kryeministri paguajnë taksa të njëjta.
Në një deklaratë për shtyp, Mima ka theksuar se një gënjeshtër e tillë banale mund ta thotë vetem nje njeri qe i verbuar nga etja per pushtet nuk mund t’u servire asgje tjeter qytetarve shqiptare pervec matematikes se mashtrimit, matematikes se Nastradinit.
“ Ai, si nje genjeshtar profesionist beson se shifrat jane bojra me te cilat mund te lyeje realitetin si te doje dhe nuk merakoset se del cdo dite genjeshtar e lakuriq para qytetareve. E verteta esht se taksa per te ardhurat personale prej 10% per kryeministrin esht 300 mije leke te reja ne vit kurse per mesuesin ajo eshte 5 here me e ulet se sa shuma qe paguan kryeministri dhe konkrettisht 60 mije leke ne vit . Z Rama ben genjeshtarin kur u thote qytetarve se ne Shqiperi per shkak te takses se sheshte prej 10 % ai qe merr me shume paguan me pak. I verbuar per pushtet, ai ben thjesht sharlatanin kur mendon se mund te genjeje shqiptaret me matematiken e tij dhe t’u shese atyre shumefishin per nenfish, t’u shese taksen proporcionale si takse te drejte e te barabarte” tha Mima.
Ai ka shtuar më tej se Rama është i sëmurë nga ëndrra e karriges se tij per pushtet dhe perserit cdo dite genjeshtren se Shqiperia ka nje milion te papunë.
“PD u deklaron shqiptarve se ulja e taksave, vendosja e takses se sheshte dhe lufta kunder korrupsionit bene te mundur qe Shqiperia te konsiderohet sot nje histori suksesi zhvillimi. Ato bene te mundur qe, qe nga 2006 e deri me sot te mblidhen 9, 2 miliarde dollare me shume se sa gjate qeverisjes takse-progresive socialiste Ato bene te mundur qe mesuesi qe mirrte 22 mije leke te mare sot 52 mije leke, qe infermjeri qe merrte 15 mije lek te marre sot 37 mije lek, qe mjeku qe mirrte 23 mije lek te marre sot 56 mije lek. Ato bene te mundur qe nga viti 2006 e gjer sot te rritet me 2,5 here numri i bizneseve dhe te dyfishohet numri i te punesuarve; te ndertohen dhe rindertohen mbi 10 mije km rruge, mbi 1300 shkolla, qindra sisteme ujesjelles – kanalizime. Ne garantojme qytetaret shqiptare se taksat e ulta jane zotimi yne dhe se nga paketa e re e reformave tona ekonomike dhe fiskale do te perfitojne te gjithe shqiptaret” shtoi Mima.