TIRANË, 25 prill 2013 –Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Florjon Mima u takua në Fushë-Arrëz me zyrtarët e Fabrikës së Pasurimit të Bakrit, njofton zëdhënësi.

Takimi kishte në vëmendje gjendjen tërësore të punonjësve, investimet e huaja dhe sigurimin e biznesit në Shqipëri.

Mima mirëpriti zotimin e kompanisë koncensionare turke “Ber Alb” për të hapur një fabrikë të re pasurimi të bakrit që thuajse dyfishon numrin e punonjësve.

Nga 530 punëtorë shumë shpejt do të bëhen një mijë.

Mima shprehu sakaq keqardhjen për protestën e dhunshme të datës 15 prill dhe e quajti atë “të papranueshme”, ndërsa garantoi mbështetje të plotë të banorëve.

Mima mori garancinë nga përfaqësuesit në takim se analizat dëshmojnë tërësisht parametra normalë të ujit dhe brenda standardeve.

Deri në vitin 2012 investimet turke kanë arritur në 55 milionë dollarë nga 14,942,500 të parashikuar.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/