TIRANE,12 shtator 2013- Ministrja e sapodekretuar e Mbrojtjes, Mimi Kodhe li, ditën e djeshme ka festuar përvjetorin e lindjes. Datëlindja e saj përkoi me një ditë mjaft të angazhuar politike prej mëngjesit e deri në mbrëmje, dhe ndoshta znj. Kodheli nuk ka arritur të gjejë kohën për një festë të mirëfilltë. Megjithëkëtë, asaj kanë filluar t’i shkojnë urime nga njerëzit e dashur që në minutat e para të datës 11 shtator. I pari që e ka uruar ka qenë djali i saj. “Kam marrë shumë urime. I pari më ka uruar djali im, në orën 00:01”, rrëfeu ministrja e re e Mbrojtjes, e kontaktuar nga ‘GSH’. 

Dita e djeshme ka pasur një axhendë tejet të ngjeshur për politikanët shqiptarë me një paradite të mbushur me mbledhje, dhe me një pasdite të mbushur me diskutime në kuvend. Në varësi të këtyre zhvillimeve, ka mbetur dhe festa e ministres simpatike. “Nuk e di a do festoj dot apo jo sot, varet nga parlamenti (qesh). Varet sa do të zgjasë seanca. Jam gjithmonë në varësi të detyrës”, thotë zonja Kodheli. Sigurisht që ne nuk mund të mos e pyesnim ministren a e kishte marrë urimin edhe nga kreu i qeverisë z. Edi Rama, dhe ajo pohoi pa dashur të japë shumë detaje duke u përgjigjur: “Patjetër që më ka uruar edhe kryeministri. Se si më ka uruar nuk mund t’ua them. Mendoj që janë detaje shumë personale dhe jo të gjitha mund të rrëfehen publikisht”. Meqë edukata nuk sugjeron që femrat të pyeten për moshën, ne e zbuluam vetë që ministrja dje ka mbushur 49 vjeçe e duhet thënë se duket në formë të shkëlqyer. Duke shpresuar që gjatë ditëve në vijim të zbulojmë të tjera detaje apo foto nga festa e mundshme, ne i urojmë ministres edhe 100 vite të lumtura! 


POLITIKA 
“Puna jonë nuk e pranon butësinë”, ka thënë dikur politikania me klas në një intervistë. Me gjithë përpjekjen e saj për t’u dukur femër e fortë, ndoshta dhe e sertë, natyra nuk e ka ndihmuar shumë. Bionde dhe me sy të shkruar, buzëqeshja e Mimit ra menjëherë në sy që prej ditëve të para kur ajo u shfaq përkrah burrave të shtetit. Një nga figurat më të dashura femra në Partisë Socialiste znj. Kodheli gjithmonë është mbush 49 vjeç: I pari më uroi djali im shquar edhe për shijen e saj të hollë në veshje. Grua në karrierë, ajo është njëherësh zonjë shtëpie dhe nëna e vetëm një djali. Në qeverinë e re ajo mban postin e rëndësishëm ministre e Mbrojtjes, përzgjedhje e cila erdhi si surprizë duke qenë se mban gradën “Doktor” në Ekonomi dhe Financë Ndërkombëtare.



/summer pages/BalkanWeb)