Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu e bënë publike lidhjen e tyre në tetor të vitit të kaluar ndërsa u fejuan me një ceremoni private në Zvicër.

Vetëm pak muaj më parë në një intervistë ata u shprehën se edhe dasma e tyre do të jetë po aq e papritur sa fejesa, pasi ata nuk bëjnë asnjëherë plane.

Ndërsa na dukeshin më të lumtur se kurrë dhe ishin duke shijuar suksesin e këngës së tyre më të fundit “Sa Kujtime”, Mimoza ka bërë një veprim që po i çmend gjithë fansat e tyre.

Të dy kane fshirë nga profilet e tyre Instagram të gjitha fotot së bashku, duke na bërë të dyshojmë se diçka ka ndodhur mes tyre.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një ndarje, apo thjesht për një krizë të momentit mes tyre, por gjithsesi na mbetet të shohim në vazhdim.