Tre persona janë arrestuar sot në Shkodër, pjesë e një grupi kriminal, të cilëve iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese.
Në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, ranë në pranga Flamur Bega, Ilmi Isufaj dhe Shkëlzen Metaliaj si dhe u sekuestruan 6 mina të telekomanduara me celularë, 2 pistoleta, 1 pushkë snajper, dhe sende dhe prova të tjera materiale.
Prokurori i rrethit gjyqësor të Shkodrës Gani Shahu, tha se operacioni po vazhdon dhe ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





