BULQIZË- Rikthehen problemet për minatorët e Bulqizës në prag të ndërrimit të viteve. Shkak për këtë është bërë mosmarrja e rrogës së 13-të.
Ata janë mbledhur sot pranë filialit të bankës ku derdhen rrogat e tyre mujore, në pritje të rrogës së 13-të.
Minatorët shprehen të shqetësuar që kjo rrogë nuk iu ka kaluar ende në llogari dhe paralajmërojnë protesta, nëse ACR nuk ua kalon rrogën deri në orën 15:00.
“Rroga e 13-të ende nuk ka kaluar në bankë. Deri në orën 15:00 do jemi në pritje të saj, nëse nuk kalon do nisim protestat", shprehen minatorët.





