Minatorët po protestojnë para Kryeministrisë për statusin e minatorit. Me "Një këmbë e kanë në varr e një këmbë mbi varr", siç thonë ata, kërkojnë të drejtat e tyre për të jetuar me dinjitet.
Ata thonë se janë siguruar me pagë minimale, çka pensioni i tyre nuk i kalon 20 mijë lekë të reja në muaj
"Hajde Taulant Balla, Ulsi Manja, hajdeni këtu, mbani premtimin!", thërrisnin minatorët me megafon.
Ata kërkojnë caktimin e grupit negociator me Ministrinë e Energjetikës dhe shprehen të vendosur se do të vazhdojnë protestat derisa statusi i minatorit të marrë përgjigje përfundimtare.





