Disa minatorë kanë protestuar sot para parlamentit duke kërkuar nga deputetët miratimin e statusit të minatorit.

Para gazetarëve ata thonë që është e patolerueshme që një minator që ka punuar 30 vjet të marrë 150 mijë lekë.

“Miratoni statusin e minatorit, më mirë vonë se hic. Të marrësh 150 mijë lekë minatori me 30 vjet është e pafalshme. Ju deputetë e keni bërë detyrën, statusi është aty në sirtarët te kuvendit, prandaj atë që keni bërë vetë miratojeni”, tha një prej minatorëve.