18 nëntor 2013- Mesditën e sotme 5 minatorë tentuan të vetëflijoheshin, duke u djegur me benzinë, në shenjë proteste ndaj bllokimit të punës në minierë nga autoritetet.  Kreu i sindikatave të minatorëve, Agron Basha deklaroi, se shkak për aktet ekstreme të minatorëve është gjendja e vështirë ekonomike.

“Minatorët i zbuluam në kohë dhe nuk i lejuam të kryenin aktin fatal. U kam nisur te gjitha institucioneve shkresat e duhura për ecurinë dhe aktin e bllokimit të punës pa kriter. Minatorët kanë kushte të vështira ekonomike dhe duke mos punuar kanë vendosur të marrin aktin e vetëflijimit", u shpreh Basha.

Sipas kreut të sindikatave të minatorëve

“galeritë janë bllokuar me pretekstin se spërmbushin kushtet e sigurisë. Penalizmi më i madh për minatorët është bllokimi i punës.”