Nga Pano Soko

Çfarë përfitojmë ne nga kalimi i lirë i mallrave në Serbi apo Maqedoni? Shumë pak mallra që vijnë në Shqipëri apo që dalin nga Shqipëria kalojnë nga Serbia apo Maqedonia (përveç mallrave serbe dhe maqedonse).

Ne i kemi rrugët. Italia vjen në Durrës apo Vlorë, Greqia vjen në Kakavije dhe Kapshticë, Kina vjen në Durres, Turqia vjen në Durres apo në Kapshticë, Spanja vjen në Durrës, Gjermania vjen në Durres, Franca në Durrës.

Ku është përfitimi?

Ahhhh, po iu japim Durrësin dhe Serbisë dhe Maqedonisë, që ta kenë dhe ata aksesin në Adriatik?

Që të ulim kostot e eksporteve serbe dhe maqedonase? Kjo është tjetër çështje pastaj… Jemi bërë bamirës..Natyrisht ata gjithmonë, në jetë të jetëve, e kanë ëndërruar një dalje “falas” në Adriatik dhe ne po ua japim sot…falas.