Kryeministria ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj se Kosova nuk është e ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit Ballkanik që pritet të mbahet në datat 21-22 dhjetor.

“Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”, tha Haradinaj sot para gazetarëve.

“Nisur nga nje deklarate e bere nga kryeministri i dorehequr i Kosoves sqarojme se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar Presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi.”, sqaron zyra e kryeministrit Edi Rama.