TIRANË, 8 qershor 2013 –Fati është me njerëzit, teksa në mesnatën e 7-8 qershorit në malet e Elbasanit dridhjet e truallit kanë qenë të pandjeshme dhe për pasojë nuk pati njoftime për viktima, dëme materiale apo panik mes banorëve që flinin.
Më 8 qershor 2013 ora 0:41:48 (sipas orës së Shqipërisë dhe datë 7 qershor ora 22:41:48 sipas GMT, me këtë të fundit raporton Rrjeti Sizmologjik Shqiptar) janë regjistruar lëkundje të lehta të tokës.
Tërmeti i vogël ka ndodhur në një distancë 18 km, në vijë ajrore, në jug-lindje të qytetit të Elbasanit (koordinatat 41.02°N, 20.29°E), zona e malit të Bukanikut, në afërsi të fshatit të Poroçanit në nënqarkun e Gramshit.
Epiqendra e ngjarjes sizmike ishte në thellësinë 7 km dhe pati forcë M=2.5
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





