16 gusht 2013 – 16 ministrat e PS dhe LSI do t’i drejtohen individualisht me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë për tu dorëhequr si deputete dhe më tej Parlamenti do të njoftojë KQZ për vakancën e krijuar.Ministrat do të heqin dorë nga mandatet në periudha të ndryshme për të shmangur rrezikun e humbjes së shumicës parlamentare, pasi po të heqin dorë njëkohësissht, do ta çonte mazhorancën në 67 mandate dhe në rast se e djathta do të braktiste seancën, atëherë do të mungonte kuorumi i nevojshëm prej 71 deputetësh për të zhvilluar normalisht seancën plenare.
/sot news/





