Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka uruar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, pas betimit të tyre në presidencë.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se ministrat e rinj marrin detyrën në një moment të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
"Urime anëtarëve të rinj të kabinetit që u betuan sot para Presidentit Meta. Ata marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Në rrugën drejt BE-së. Mirëpres të punoj me të gjithë! EUforAlbania"– shkruan ambasadri i BE në Tiranë.





