Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, iu është përgjigjet akuzave të ditëve të fundit të opozitës për ecurinë e ekonomisë.

Në një postim në Facebook, Ahmetaj ka publikuar shifrat që tregojnë ecurinë e punësimit dhe bizneseve të reja të regjistruara në vend, duke sqaruar se vetëm në vitin e fundit janë hapur 38 mijë vende të reja pune, ndërsa bizneset e reja në janar-korrik 2018, janë 10 mijë më shumë.

POSTIMI I MINISTRIT

"Ja e vërteta e shifrave mbi punësimin, bizneset e reja dhe ekonominë!

Qershor 2017-Qershor 2018, rezultojnë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi.

Në shtatë-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të regjistruara rishtazi dhe atyre të cregjistruara)

Dhe sa për t'ju kujtuar korbave të dëshpëruar….rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!"