Shijaku, i cili është një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 është duke u rindërtuar.
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj teksa inspektoi ditën e sotme punimet në Shijak, garantoi se brenda vitit lagja e re “Lugina” do të jetë gati.
“Shijaku është një tjetër model i rikrijimit, jo thjesht rindërtimit pas tërmetit, me 30 pallate të reja për afër 670 familje, 800 banesa individuale nga të cilat 600 i janë dorëzuar tashmë familjeve, 4 shkolla e 1 kopsht të përfunduar dhe 2 të tjera që po ndërtohen me financim nga BE, si dhe ndërtimi e modernizimi i gjithë infrastrukturës publike.
Kjo është lagja e re Lugina, një nga zonat më të dëmtuara, ku po ndërtohen 21 pallate me 6-7 kate, 125 vendparkime nëntokësore e 150 mbitokësore, ndërsa ka përfunduar pjesa kryesore e infrastrukturës publike.
Brenda fundit të vitit edhe kjo lagje do të ketë përfunduar, së bashku me rikualifikimin urban, trotuare, gjelbërim e ndriçim, e familjet do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja, falas” shkruan Ahmetaj.