Qytetarët nuk duhet më t’i transportojnë vetë drejt spitalit Rajonal të afërmit e tyre. Prej javës së ardhshme, pranë qendrave të tyre të banimit do të kenë në gatishmëri një autoambulancë, infermier dhe shofer 24 orë në gatishmëri. Ministri Ilir Beqaj në riorganizimin e Shërbimit të Urgjencës, bëri publike vendndodhjet e autoambulancave në të gjithë qarkun Durrës, ku janë 9 të tilla.
Në Shijak, në Sukth, Gjiri i Lalzit, Krujë e Fushë Krujë, me mbulim në të gjithë territorin aty ku njerëzit jetojnë në mënyrë të përhershme. Distanca e ambulancave nga urgjenca është 15 km larg nga njëra-tjetra ose nga Spitali Rajonal. Janë 15 infermierë e 15 shoferë më shumë në dispozicion të pacientëve.
Në Durrës është prioriteti. Në dispozicion janë 4 autoambulanca në rang qarku, numri shkon në 9 të tilla.
Por në bazë të parametrave të OBSH-së për numër popullsie, vetëm urgjenca e spitalit Rajonal të Durrësit duhet të ketë në dispozicion 10 autoambulanca, nga 9 që pritet të jenë prej një tetorit në rang qarku.
Ndjekim deklaratën:
K.H.





