5nentor 2015 – I tha deputetes demokrate “kafshë”, por për ministrin Ilir Beqja nuk ka asnjë masë nga Kuvendi. Për vetë faktin se nuk është deputet.

Ky ka qenë argumenti i Byrosë së Kuvendit pas vendimit për të mos përjashtuar ministrin e Shëndetësisë. Vetë Beqja i kërkoi ndjesë deputetes Albina Deda.

Nga ana e deputetit Edi Paloka, ky vendim i Byrosë ishte hipokrizi.

/portali DurresLajm/