Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka shpallur rezultatet e Programit Kombëtar për Grantet e Kulturës dhe Krijimtarisë për vitin 2025, duke vendosur një rekord të ri për mbështetjen e aktiviteteve kulturore në vend.

Sipas një postimi të publikuar nga Blendi Gonxhja, 933 evente kulturore e krijuese janë mbështetur këtë vit më shumë se dyfishi i një viti më parë.

Këto përfshijnë festivale, ekspozita, koncerte, lexime letrare, panaire artizanati dhe shfaqje artistike, të cilat kanë pasuruar kalendarin kulturor në të gjitha rajonet e Shqipërisë.

Në kuadër të këtij programi janë shpallur 275 projekte fituese, një rritje me 37% krahasuar me vitin 2024.

Postimi: 

📣 Programi Kombëtar për Grantet e Kulturës dhe Krijimtarisë 2025 po sjell më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë jetë artistike në çdo cep të Shqipërisë!

🎭 933 evente kulturore e krijuese të mbështetura – mbi dyfishi i një viti më parë!

🎶 Festivale, ekspozita, koncerte, panaire artizanati, lexime letrare e shfaqje që kanë pasuruar kalendarin kulturor!

📈 275 projekte fituese (+37% se në vitin 2024) në katër skema mbështetjeje – ky është viti i rekordit:

🔸Ngjarje Kulturore & Krijuese: 129 projekte

🔹Programet Kulturore të Organizatave: 45 projekte

🔸Fondi i Krijimtarisë: 54 projekte

🔹Fondi i Artizanëve: 47 projekte