1 qershor 2015 – Ministri i sapozgjedhur i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, e nisi punën në Durrës, me fëmijët që kanë aftësi të kufizuara. Ai shoqërohej nga kryebashkiaku Dako, i cili është njëkohësisht kandidat i PS-së për Bashkinë e Durrësit.
Ministri Klosi, i cili u zgjodh nga Durrësi si deputet, u shpreh se ndihet mirë që në ditën e parë të punës si ministër ta kalojë me një grup fëmijësh që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit dhe kërkoi ndihmën e bizneseve për këtë kategori. Klosi tha se do të shtohet stafi i edukatorëve për ta në të ardhmen.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”