Paralajmërime për sulme terroriste në aeroportin e Kabulit u bënë publike ditën e sotme, ndërsa tanimë, ato po marrin një formë më të prerë. 

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar thotë se mund të ketë një sulm terrorist “të afërt, shumë vdekjeprurës” në aeroportin e Kabulit brenda disa orësh.

Zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme Britanike  njoftoi ​​mbrëmë se kushdo që ndodhet pranë aeroportit të “largohet në një vend të sigurt dhe të presë njoftime të mëtejshme”.

James Heappey më herët i tha BBC -së: “Tani ka një raportim shumë të besueshëm të një sulmi të afërt.”

I pyetur nga Sky News nëse një sulm mund të ndodhë në orët e ardhshme, Heappey u përgjigj: “Po”.

Duke theksuar natyrën “e rëndë” të kërcënimit, ai i tha BBC se ishte krijuar një “situatë jashtëzakonisht sfiduese, si në terren ashtu edhe në vendimet që duheshin marrë”.