Në prezantimin e operacionit "Forca e Ligjit" ministri i shtetit britanik për Europën dhe Amerikën, Sir Alan Dunkan tha se krimi i organizuar është një plagë që duhet të luftohet bashkarisht, pasi në të kundërt infekton Shqipërinë, Ballkanin, por edhe Britaninë. 

Ministri britanik tha gjithashtu se peshqit e mëdhenj në Shqipëri duhet të kapen dhe jo të dalin nga rrjeta.

Krimi i organizuar është një plagë që ne duhet ta luftojmë bashkërisht pasi na infekton të gjitëve ne këtu në Shqiëpri në të gjithë Ballaknin deri në Mbretërinë e Bashkiar. Kriminelët po mbushin xhevat në kurris të qytetarvë që i binden ligjit dhe në kurriz të arkës së shtetit. Duke bërë këtë gjë ata mionojnë institucionet shtetërore. Po ashtu ata nuk treogojnë pikë mëshire ndaj të dobtëve. Prandaj është e rëndësishme që ne të punojmë bashkë në shtetet tona.Vlerësoj praninë të 3 ministrave shqiptarë. Kjo tregon qartë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për ta trajtuar këtë rrezik kompleks nga çdo drejtim i mundshëm. Pra një qasje gjithëqeveritare ka për të qenë thelbësore në rast se do ta fitoni këtë luftë. Shqipëria ka treguar me vperimet e saj kundër kanabisit se çmund të arrijë më vullnetin politik, pra se mund të arrijë gjithcka dhe duhet të ketë një fund në lidhje me mosndëshkueshmërinë pasi peshqit e mëdhenj duhet të kapen, nuk duhet të dalin nga rrjeta. Nëse individë të tillë ndiqen penalisht dhe dënohen ky do të jetë një mesazh i qartë se Shqipëria e ka seriozisht luftën lundër krimit të organizuar.