Shkarkohet konsulli shqiptar në Bari, Ardian Haskaj. Vendimi u mor nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Mësohet se në vend të Haskajt është emëruar Genta Mburimi.

Shkarkimet në konsullatën në Bari, vijojnë pak kohë pas shkarkimeve në Ambasadën e Athinës, ku u zbulua abuzime me pasaportat.