Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka u bë hit në rrjetet sociale, pas një fotoje të publikuar ku shfaqej i varur në një shkëmb duke shkëmbyer puthje me bashkëshorten e tij.

Ai u komentua mjaft për sakrificën e tij për dashurinë dhe faktin se po rrezikonte jetën, por në fakt e vërteta është ndryshe.

Shkëmbi ‘Pedra Do Telégrafo” në Brazil nuk është aq i lartë sa duket në foto dhe gjithkush mund të realizojë foto të tilla me anë të trukeve. Realisht, distanca është më pak se një metër nga toka.