Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar se një tjetër ndërtim pallati tek zona e “Myslym Shyrit” në Tiranë ka kate shtesë pa leje, të cilat do t’i kthehen qytetarëve, sipas ligjit në bazë të vendimit të fundit të marrë nga qeveria për konfiskimin e shtesave në mënyrë abuzive.
Ministri Çuçi pranoi se “policia tha IKMT kanë kuruset e veta”, por nga ana tjetër sulmoi sërish drejtësinë dhe prokurorët e gjykatësit që marrin sipas tij rryshfet nga “njerëzit me kamur”.
Fjala e ministrit Çuçi:
Kjo që po bëjmë nuk është fushatë mediatike apo demagogji por operacion ligjzbatimi kundër këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi pjesën e mbetur të sistemit të vjetër të drejtësisë të cilët kur i vijnë dosje nga njerëz apo subjekte të kamura për evazion fiskal për krime të tjera e shohin si mundësi për të pasuruar xhepat e tyre.
Kështu ndodh që të ndëshkohen njerëz për një cati apo avlli apo dritare e këta shpëtojnë nga kjo pjesë e mbetur e sistemit te drejtesise.
Polica e IKMT ka kusuret e veta por kjo pjesë e drejtësisë sikur të bënte punën do kishim rezultate shumë më të mira.
Ne sot kemi aritur ta ulim 10 fish numrin e sipërfaqeve të ndërtuara pa leje.
Ky subjekt është subjekt që jo vetëm ka kate pa leje por një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuari më parë.
Sot pasi të mbarojnë verifikimet e plota për gjithë sipërfaqen do i nënshtrohet ligjit dhe cdo metër katrorë pa leje do i kthehet publikut.