Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka ndarë foton e kryeministrit Edi Rama, teksa ndodhet në automjet, rrugës për në Bordin e Paqes.

Kryeministri Edi Rama do të përfaqësojë Shqipërinë në takimin e parë inagurues të Bordit të Paqes, ndërsa pritet të mbajë edhe një fjalim.

“Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”-shkruan ministri Demo, në foton me Ramën nga Uashingtoni.