Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius dhe një delegacion i deputetëve të parlamentit gjerman, më 5 shkurt do të zhvillojnë vizitë zyrtare në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje në Kosovë Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha tregoi edhe qëllimin e Projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
“Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, edhe ky projektligj është në fushëveprim, fushëveprimin e komisionit tonë, qëllimi i tij është bashkërendimi dhe bashkëpunimi institucional në fushën e sigurisë kombëtare përmes Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha Berisha.