Ministri gjerman i Financave, Peter Altmayer ka kritikuar vendimin e Bashkimit Evropian për të mos çelur negociatat e pranimit për Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë.

Në një intervistë për edicionin e sotëm të gazetës Bild, politikani gjerman tha: "Jam i zhgënjyer nga rezultati i Samitit."

"Eshtë në interesin tonë të lidhim Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë me BE. dhe të pranojmë përpjekjet e tyre të mëdha për demokracinë dhe stabilitetin. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti", tha zoti Altmayer, i cili viziton Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë sot dhe nesër.