Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, në konferencën për mediat me homologun Bushati, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka deklaruar se qershori i vitit 2019 nuk do të thotë hapje automatikisht e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Maas theksoi se Shqipëria duhet të avancojë në ndërtimin e shtetit ligjor dhe në zbatimin e reformës në drejtësi. "Do të duhet ende punë", tha ministri Haas, përtë bindur edhe vendet skeptike.
Megjithatë, kreu i diplomacisë gjermane theksoi se Shqipëria ka bërë hapa përpara në sistemin e drejtësisë gjatë muajve të fundit, duke evidentuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
“Vendet e BE-së e kanë thënë qartë se Qershori i 2019 nuk do të jetë automatikishti nisje e procesit të anëtarësimit. Bëhet fjalë për konsultimin e shtetit ligjor dhe të sistemit të drejtësisë. Shqipëria ia ka dalë të bëjë hapa gjigand në sistemin e drejtësisë”, u shpreh ministri i Jashtëm i Gjermanisë.





