29 gusht 2015 – Ministri i Brendshëm gjerman, Tomas de Maiziere në një intervistë për Euronews e konsideron të dënueshëm dhe të papranueshëm faktin që kërkojnë azil në Europë shtetasit e një vendi që synojnë Bashkimin Europian apo janë anëtarë të NATO-s.

“Nëse një vend ka aplikuar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, apo është tashmë partner në NATO, nëse e respekton demokracinë, atëhere nuk ka arsye që qytetarët e këtij vendi të kërkojnë azil në Europë. Kjo nuk është e pranueshme, në fakt duhet të dënohet”.

Sa u përket azilkërkuesve shqiptarë, ministri gjerman tha se qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë po u kërkojnë të bëjnë gjithçka që të rinjtë të mos lënë vendin në këtë mënyrë.

“Ka të rinj që duan të punojnë. Atyre u duhet një kontratë me kompaninë gjermane dhe përgjithësisht mund të vijnë këtu si punëtore emigrantë.”

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/