GJERMANI, 23 shkurt 2013– Ministri gjerman i Zhvillimit ka sugjeruar që ushqimi me mish kali duhet të shpërndahet tek të varfrit.
Dirk Niebel tha se ai mbështet një propozim të një anëtari të partisë në pushtet dhe shtoi se nuk mund të hidhet ushqimi i mirë.
Sipas BBC, opozita e ka hedhur poshtë idenë, por një prift ka thënë se duhet marrë në konsideratë.
Ndërkohë çështja e mishit të kalit do të diskutohet nga ministrat e Bujqësisë së BE-së.