Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias do të jetë sot në Tiranë në një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka. Pas takimeve të përbashkëta të dy delegacioneve, do të ketë një deklaratë Dendias-Xhaçka.
Më pas ministri i Jashtëm grek do të jetë në një drekë pune me Kryeministrin Edi Rama.
Vizita e Dendias në Tiranë i paraprin asaj të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili të enjten do të vijë në Shqipëri dhe do të vizitojë zonat e minoritetit grek, konkretisht Himarën dhe Derviçanin.