15korrik 2015 – Pasi takoi drejtues të shtetit shqiptar dhe krerët e partive kryesore në vend, ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias është larguar në mënyrë të papritur nga Shqipëria. Ai e ka ndërprerë në mes axhendën, duke anuluar takimet që pritej të zhvilloheshin nesër. Ambasada greke njoftoi për ndërprerjen e vizitës, duke kërkuar ndjesë, por pa dhënë shkaqet e saj. Burime jozyrtare thanë se shkak mund të jetë bërë situata në Athinë, ku pritet që të votohet plani i miratuar dhe nga BE-ja.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/